Nis protesta e LVV-së kundër kryeprokurorit Lumezi

Nis protesta e LVV-së kundër kryeprokurorit Lumezi

Ka nis protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Kryeprokrurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit.

Në fotografinë e siguruar nga Insajderi, shihen n jë numër i konsiderueshëm i njerëzve që kanë dalë në protestë.

Pak më herët Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën ‘Luan Haradinaj”. Përveç kalimtarëve, asnjë veturë nuk po lejohet që të kalojë në këtë rrugë.

 

Protesta ka nis para pak minutash, pasi që, ishte e paraparë të nis që nga ora  11:55.

Ndryshe, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thirri që të premten të protestohet para zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi, kundër korrupsionit.

Insajderi, do ju mbajë të informuar gjatë gjithë kohës rreth zhvillimeve në protestë./ Insajderi.com