Nis publikimi i vendimeve të PZAP-së, pakënaqësi në VV e PDK

Nis publikimi i vendimeve të PZAP-së, pakënaqësi në VV e PDK

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka nisur të bëjë publikimin e vendimeve lidhur me apelet që i janë bërë nga subjektet politike dhe kandidatet pas shpalljes se rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton Insajderi.

Ky institucion deri më tani, ka aprovuar e hedhur poshtë disa të tilla. Në tri vendimet e para shihet që pakënaqësi ka pasur edhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Tek Lëvizja Vetëvendosje, PZAP-ja ka vendosur që të rinumërohen vetëm fletëvotimet për kandidat për deputetë nga radhët e kësaj partie në një vendvotim në Gjilan, pas kërkesës së kandidates Arbëreshë Kryeziu Hyseni. Ajo pretendon se në vendvotim në përshkrim total të votave është bërë një gabim nga ana e personit që e ka bërë përshkrimin. Kryeziu-Hyseni pretendon që votat e saj që në total janë 118 i janë përshkruar kandidatit tjetër të VV-së, Arbër Rexhaj. Asaj megjithatë i është refuzuar apeli me të cilin kërkonte rinumërim në disa vendvotime të tjera.

Sa i përket PDK-së, PZAP-ja ka kërkuar rinumërimin e fletëvotimeve për kandidatët e PDK-së në një vendvotim në Petrovë pasi kandidati Rrahman Jakupi është ankuar se i është bërë një ngatërrim në vota./Insajderi.com