Nis rinumërimi i votave nga 530 vendvotime

Nis rinumërimi i votave nga 530 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendimin që në 530 vendvotime të ketë rinumërim votash. Ky vendim ka ardhur pas parregullsive të gjetura e të publikuara në raportin e auditimit të nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Rinumërimi i 530 vendvotimeve ka filluar në ora 16:00. Këtë e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i KQZ-së, Vamir Elezi.

“Rinumërimi i 530 vendvotimeve, për të cilat vendosi KQZ-ja, do të fillojë sot (e enjte, 17 tetor) në orën 16:00”, tha Elezi. /Insajderi.com