Nis seanca e 11 të arrestuarve për rastin “Subvencioni 2021”

Nis seanca e 11 të arrestuarve për rastin “Subvencioni 2021”

Ka filluar seanca e 11 personave të arrestuar për rastin e njohur si “Subvencioni 2021” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, transmeton Insajderi.

Seanca gjyqësore ishte paralajmëruar për në orën 09:00, ndërsa është e mbyllur për medie.

Rastin do ta gjykojë gjyqtari Naser Foniqi.

Të mërkurën për dyshimet për “Marrie ryshfeti” lidhur me subvencionet në bujqësi janë arrestuar 11 persona, ndërsa edhe gjatë së enjtes janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, por nën dyshimin për dhënie të ryshfetit për t’i marrë subvencionet nga Ministria e Bujqësisë.

Kurse Prokuroria Themelore në Prishtinë ua ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh, 11 të arrestuarve të aksionit policor të së mërkurës.

Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, të Podujevës, të Gjilanit, të Istogut e të Lipjanit, me aktvendim të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N. vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com