Nis seanca gjyqësore ndaj ish-sekretarit të MI-së dhe tre zyrtarëve të tjerë

Nis seanca gjyqësore ndaj ish-sekretarit të MI-së dhe tre zyrtarëve të tjerë

Seanca gjyqësore ndaj ish-sekretarit të Ministrsë së Infrastrukturës, Betim Reçica dhe tre zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, ka nisur gjatë paradites të së hënës, transmeton Insajderi.

Ndaj ish-sekretarit ishin ngritur dyshime lidhur me kontratat për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Policia gjatë hetimit kishte gjetur shkelje të ligjit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës në tenderin milionësh për ndërtimin e kësaj autostrade.

Mbrojtësi i Reçicës, Florin Vërtopi, ka kërkuar nga gjyqtari Musa Kongjeli që seanca të shtyhet pasi thotë se nuk i kanë marrë shkresat e rastit.

Arsyetimi i tij ka qenë që gjykimi nuk mund të fillojë pa i pranuar provat.

Në aktakuzë janë propozuar të dëgjohen 15 dëshmitarë dhe të administrohen 23 prova derisa nga aktakuza shihet se nuk është dorëzuar të shqyrtohet si provë dosja e tenderit.

Ndërsa prokurorja e rastit, Habibe Salihu, ka thënë që të gjthë të akuzuarit janë njoftuar t’i marrin provat dhe disa prej tyre i kanë tërhequr. /Insajderi.com