Nis seanca konstituive pa deputetët e PAN-it

Nis seanca konstituive pa deputetët e PAN-it

Deputetët e koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) nuk kanë hyrë ende në sallën e Kuvendit, kështu edhe kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci ka filluar seancën.

Në seancë janë të pranishëm vetëm 77 deputet nga 120 sa duhet të jenë.

Deputetët e PAN-it, sipas njoftimeve nga ky grup, janë duke zhvilluar konsultimet e nevojshme para seancës.

Përvec tyre, edhe disa deputete nga minoritetet nuk janë të pranishëm në seancë.