Nasim Haradianj vazhdimisht ka deklaruar se nuk e njeh Gjykatën Speciale pasi e konsideron si gjykuese të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ka nisur seanca gjyqësore e Dhomave të Specializuara për nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradianjt.
Haradinaj me urdhërarrest nga Gjykata Speciale është arrestuar të premten e 25 shtatorit.
Ai akuzohet për “vepra penale” si frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.
Haradianj nuk kishte pranuar që të arrestohet nga njësi policore të EULEX-it. /Insajderi.com
Seancën live mund ta ndiqni KËTU