Nis seanca për ecurinë e çështjes ndaj Pjetër Shalës në Hagë

Nis seanca për ecurinë e çështjes ndaj Pjetër Shalës në Hagë

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë nisur seancën e dytë për eçurinë e çështjes ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, që po mbahen e paraburgosur nën dyshimin për krime lufte.

Gjykatësi Nicolas Guillou tha se qëllimi i kësaj konference të dytë është nxjerrja e materialeve provuese, ecuria e hetimeve të Prokurorit të Specializuar deri më tani, data kur ZPS mendon të dorëzojë dosjen me materialet që ka, e edhe për afatet kohore për çdo mocion paraprak në fund të kësaj konference.

Shala është arrestuar më 16 mars të këtij viti.

Akuzat ndaj tij janë për “ndalim aribitar”, “trajtim mizor”, “torturë dhe vrasje të paligjshme”. /Insajderi.com