Ka nisur gjykimi në rastin ku Enver Sekiraqa akuzohet për "nxitje të vrasjes" së Triumf " />

Nis seanca për rastin e Enver Sekiraqës

Nis seanca për rastin e Enver Sekiraqës

Ka nisur gjykimi në rastin ku Enver Sekiraqa akuzohet për “nxitje të vrasjes” së Triumf Rizës.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqen për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh, raporton Betimi në Drejtësi.

Më 6 mars 2020, Gjykata e Apelit kishte vendosur të aprovojë ankesën e Sekiraqes duke e kthyer rastin për herë të dytë në rigjykim sepse, sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë shqyrtimin gjyqësor të shtyrë e kishte mbajtur me trup gjykues të ndryshuar dhe nuk e kishte filluar rishtas.

Kjo gjykatë ka konstatuar se dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar ishte i paqartë, i pakuptueshëm dhe kontradiktor, ndërsa në arsyetim sipas Apelit nuk ishin dhënë arsye të mjaftueshme dhe të qartë lidhur me faktet vendimtare, si dhe ligjshmërinë e provave të siguruara nga PTK-ja. /Insajderi.com