Nis seanca për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet

Nis seanca për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet

Me rreth gjysmë orë vonesë, ka filluar seanca plenare për votimin e projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, njofton Insajderi.

41 deputetë të Kuvendit kanë kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për këtë projektligj.

Derisa, 91 deputetë iu janë përgjigjur kësaj seance duke qenë të pranishëm në të. /Insajderi.com