Nis seanca për vrasjen e Agonis Tetajt

Nis seanca për vrasjen e Agonis Tetajt

Gjykata Themelore në Pejë pritet të vendos lidhur me Shaban Gogajn, i akuzuar për vrasjen e të riut Agonis Tetaj, përcjell Insajderi.

Gogaj ka arritur në sallën e gjykimit nën praninë e shtuar të Policisë së Kosovës.

Në sallën e gjykimit i pranishëm është edhe avokati i Gogajt, Besnik Berisha.

Trupi gjykues sot (e premte) ose do të marrë vendim për të kthyer gjykimin nga fillimi ose do të shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë më herët ia ka refuzuar kërkesën për përjashtim të trupit gjykues Isuf Tetajt, babait të Agonisit, i cili u vra në shtatorin e vitit 2018, në kompaninë “Gogaj Ag”.

Tetaj kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues në trajtimin e rastit ku djali i tij mbeti i vrarë në vendin e punës nga i akuzuari Shaban Gogaj./Insajderi.com