Nis sot vaksinimi i 250 mjekëve nga Kosova në Kukës

Nis sot vaksinimi i 250 mjekëve nga Kosova në Kukës

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën do të vaksinohen rreth 250 punëtorë shëndetësorë në Kukës, përcjell Insajderi.

Sipas FSShK-së, në ditët në vijim do të vazhdohet vaksinimi edhe i 250 punëtorëve të tjerë shëndetësorë.

“Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga kryetari Blerim Syla dhe Islam Krasniqi, në prani të ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për çështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, që do të fillojë nesër në Kukës”, thuhet në njoftimin e Federatës.

FSShK është shprehur se në Kukës është duke u përgatitur një hapësirë e veçantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës./Insajderi.com