
Delegacioni kosovar i prirë nga presidenti Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacollin, zëvendëskryeministrat Dardan Gashi dhe Fatmir Limaj, kanë hyrë në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Krerët e insitucioneve nuk janë prononcuar për media, por pritet që këtë ta bëjnë pas përfundimit të takimit i cili pritet të zgjasë rreth 30 minuta.
Takimi po zhvillohet në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.