Nis takimi Kurti-Mustafa

Nis takimi Kurti-Mustafa

Para pak minutash ka nisur takimi mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurtit.

Takimi Kurti-Mustafa e pason takimin e fundit që këta të dy e kishin të hënë e kaluar.

Por, duket se takimi i sontëm është pak më i veçantë për shkak se që të dy liderët janë shprehur optimistë se do të tejkalohen pengesat për ta bërë koalicionin qeverisës me Albin Kurtin kryeministër.