Nis takimi Kurti-Mustafa

Nis takimi Kurti-Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa janë duke zhvilluar takim këto momente.

Takimi Kurti-Mustafa po mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Albin Kurti ka thënë se mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje që është mbajtur sot për rreth dy orë, do të vazhdojë edhe të mërkurën.

Pasi doli nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti foli shumë shkurt para mediave.

“Kemi filluar një mbledhje të Kryesisë, tash kemi mbledhje të tjera dhe do të vazhdojmë nesër mbledhjen e Kryesisë”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes.