Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është duke zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Më parë, ajo u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku nuk pati konferencë për media.
Temë kryesore e diskutimit është situata në Veriun e Kosovës.
Sot është dita e 10 që kur Njësitet Policore u pozicionuan në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak për ta zbatuar reciprocitetin e targave.
Dialogu me Serbinë:
Për të mërkurën është paraparë që të zhvillohet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.
Besnik Bislimi Kosova dhe Petar Petkoviq prej Serbisë, do të diskutojnë për situatën në Veriun e Kosovës.
Takimi zhvillohet nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Por, do të marrë pjesë edhe Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Ndërsa, Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ditë më parë kërkoi që nga veriu të largohen bllokadat në rrugë, por edhe Njësitet Speciale.
Tash e 10 ditë Policia e Kosovës është pozicionuar në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Nga 20 shtatori po ashtu rrugët kryesore janë të bllokuara nga serbët lokalë. /Insajderi.com