Nis takimi midis Kurtit, Haradinajt e Osmanit

Nis takimi midis Kurtit, Haradinajt e Osmanit

Takimi midis liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, presidentes në detyrë, Vjosa Osmani e kryetarit të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur rreth kohës në të cilën është paraparë të ndodhë, njofton Insajderi.

Në këtë takim Haradinaj ishte i shoqëruar nga ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi.

Ndërkaq është thënë se do të bisedohet çështja e presidentit të vendit dhe a do ta votojnë deputetët e AAK-së Vjosa Osmanin si kandidate për presidente nga lista e VV-së.

Ky është takimi i dytë konsultues për formimin e institucioneve të reja të vendit, pas atij me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajn, i cili filloi nga ora 11:00. /Insajderi.com