Nis takimi Osmani-Lajçak

Nis takimi Osmani-Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten në takim Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit pritet të dalin për konferencë për media.

Lajçak vizitën në Kosovë e ka filluar të mërkurën, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin, Glauk Konjufca, partitë politike dhe përfaqësuesit e bizneseve.

Ka thënë se do ta bëjë një përmbledhje të qëndrimeve të tij në përfundim të vizitës treditore në Kosovë.

Diplomati sllovak pas vizitës në Kosovë do të udhëtojë për në Beograd./Insajderi.com