Nis takimi Osmani-Lajçak

Nis takimi Osmani-Lajçak

Takimi midis ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së martës, njofton Insajderi.

Pas këtij takimi pritet të ketë konferencë shtypi, ndërsa mediat u lejuan të marrin pamje para takimit.

Lajçak pritet të vazhdojë sot takimet me krerë të Kosovës, në kuadër të vizitës së tij në Ballkan.

Lajçak më vonë gjatë ditës do të takohet edhe me krerë partiakë në vend.

Të hënën, takimin e parë ai e pati me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajçak në Prishtinë do qëndrojë tri ditë. Më pas, do vizitojë Serbinë nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.

Ai ka planifikuar të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësues të BE-së në terren. /Insajderi.com