Nis testimi i mësimdhënësve – Likaj thotë se më 14 shtator fillon mësimi në shkolla

Nis testimi i mësimdhënësve – Likaj thotë se më 14 shtator fillon mësimi në shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), janë shprehur të gatshëm dhe të përgatitur të nisin fillimin e vitit të ri shkollor në shkolla më 14 shtator, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një inspektimi që i kanë bërë sot disa shkollave të komunës së Shtimes.

Ministri Likaj tha se këto vizita janë të pa paralajmëruara për të parë gatishmërinë dhe përgatitjet nëpër shkolla dhe çfarë ka bërë DKA për fillimin e vitit shkollor sipas udhëzuësve të MASHT.

“Kjo është një prej vizitave në Shtime. Jemi të kënaqur që ka bërë DKA edhe mësimdhënësit për përgatitjen rreth fillimit të vitit shkollor. Ne shpresojmë që jemi të përgatitur dhe natyrisht po japim kontributin tonë si qeveri dhe si ministri në këtë drejtim, por jemi në koordinim të plotë edhe ne SBAShK-un… Meqenëse jemi të përgatitur edhe siç e dini Ligji anti Covid, ministria e Shëndetësisë dhe IKShP kanë disa kompetenca shtesë presim rekomandimin e tyre për me nxjerr në vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha ai.

Ministri Likaj po ashtu bëri të ditur se ka filluar edhe testimi për Covid-19 i disa mësimdhënësve në nivel vendi, ai tha se do të testohen 1500 mësimdhënës.

“Ne kemi marrë informata se do të testohen 1 mijë e 500 arsmimatër në nivel vendi që i bie diku mbi 6.5 përqind të numrit të përgjithshëm për me ditur gjendjen e infesksionit për me hyrë në këtë viti të ri shkollor. Ka filluar testimi. Disa mësimdhënë të Shtimës sot kanë shkuar për testim në Ferizaj”, tha ai.

Ndërsa kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se janë bërë përgatitjet nëpër shkolla dhe janë të gatshëm të nisin procesin mësimor në objekteve shkollore.

Sa i takon mësimëdhënëve jemi të gatshëm të fillojmë më 14 shtator, por për këtë vendos edhe IKShP-ja në bazë të situatës pandemike. Ky bashkëpunim mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit do të vazhdojë. Ne do të jemi përkrah ministrit Likaj për të mbështetur çdo angazhim në shërbim të arsimit në Kosovë…Në kuadër të vizitave që i kemi bërë nëpër shkolla po shihet që shtuar mobilizimi, janë siguruar mjetet për dezinfektim dhe është bërë dezinfektimi i shkollave në përgjithësi. Janë marr masat e distancës sociale mes nxënësve në banka dhe do të bëhen edhe shenjat. Besoj që edhe në këto ditë që kanë mbetur deri më 14 shtator tërë institucionet arsimore do të jenë të përgatitura dhe ta vazhdojmë mbarë vitin shkollor”, tha Jasharaj. /Insajderi.com