Nis vaksinimi në Klinikën Infektive

Nis vaksinimi në Klinikën Infektive

Ka filluar vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njofton Insajderi.

Ata po vaksinohen me vaksinën AstraZeneca e cila ka arritur të dielën në Kosovë.

Kundër COVID-19 është vaksinuar edhe drejtori i kësaj klinike, Izet Sadiku.

Vaksinimi në Kosovë ka filluar gjatë ditës së djeshme, ku për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pas tij zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

Ndryshe, 24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të dielën e 28 marsit./Insajderi.com