Votimi për legjislaturën e re të parlamentit lokal në Komunën e Preshevës ka nisur, transmeton Insajderi.
Janë hapur dyert e qendrave të votimit në këtë komunë, ku rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote për të votuar për 38 këshilltarët e kësaj legjislature.
Për parlamentin në nivel qendror ishin bërë bashkë, por shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme garojnë me gjashtë lista të ndryshme.
Serbët janë në koalicion prej tetë partive serbe të bashkuara në partinë SNS.
Nga 7 lista zgjedhore, 4 janë parti politike, 2 janë grupe qytetarësh dhe njëra koalicion.
Ndryshe, Kuvendi Komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor të vitit 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020. /Insajderi.com