Nis zbatimi i masave të reja të Qeverisë, nuk përjashtohen gjobat

Nis zbatimi i masave të reja të Qeverisë, nuk përjashtohen gjobat

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do të nis me zbatimin e masave të reja anti-COVID-19, në kohën kur vendi po përballet me një shtim të madh të rasteve të reja me Coronavirus.

Prishtina është komuna që prinë me më së shumti raste në nivel vendi, ku aktualisht janë 654 raste aktive.

Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, ka thënë se nga sonte inspektorët komunalë do të jenë në krye të detyrës për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave.

“Gjoba nuk është qëllim në vete, por po bëhet mjet i domosdoshëm. Andaj, ju lutem, respektoni masat! Kujdesuni për veten dhe për të tjerët rreth jush”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Insajderi.com