Nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

Nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

Fushata zgjedhore për kryetar komune në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut ka nisur sot zyrtarisht, njofton Insajderi.

Kandidatët për kryetar komune në Podujevë janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërsa për Mitrovicën e Veriut garojnë Lista Srpska me Milan Radojeviq, Partia Demokratike e Kosovës me Floren Azemi, Lëvizja Vetëvendosje me Erden Atiq dhe kandidati i pavarur, Dusan Milunoviq.

Qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut do t’i drejtohen kutive të votimit më 29 nëntor. /Insajderi.com