
Kuvendi i Partisë Demokratike në Shqipëri thirrur nga Lulzim Basha, tashmë ka nisur.
Ai është pritur nga përkrahësit e tij, në një kohë kur pozita e Bashës po kontestohet.
Rendi i ditës ka të bëjë me vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe “marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike”.
Kjo pasi Sali Berisha bashkë me mbi 4 mijë delegatë vendosën që ta shkarkojnë Bashën nga pozita.
Vendimi është kundërshtuar nga Lulzim Basha, duke thënë se disa njerëz abuzuan me simbolet e partisë.
Ndërsa, “zgjedhin të ardhmen” është motoja që mbështetësit e Bashës kanë mbajtur jashtë objektit ku po mbahet kuvendi partiak.
Krejt kjo situatë erdhi pasi Basha vendosi ta largonte Sali Berishën nga Grupi Parlamentar.
Kjo për shkak se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish-kryeministrin e Shqipërisë e shpallën person non-grata. /INSAJDERI.COM