Nisen për Turqi dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Nisen për Turqi dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Dy pacientë të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj janë nisur në Turqi, gjatë mëngjesit së të enjtes.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi nëpërmjet një postimi në Facebook se edhe dy pacientë të tjerë janë në pritje për të udhëtuar për shërbim në Turqi.

Ai falënderoi ambasadorin turk në Kosovë për përkushtimin e treguar, njofton Insajderi.

“E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar”, ka shkruar Zemaj.

Ministri shtoi se “Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit. /Insajderi.com