Presidenti Bujar Nishani duke iu drejtuar me një fjalim këtë të premten asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka kërkuar njohjen e Shtetit të Kosovës nga vendet anëtarë që se kanë ndërmarrë një hap të tillë.
Kreu i shtetit shqiptar tha se njohja e Kosovës do të forconte paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por edhe më gjerë.
“Kosova njihet nga 109 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara, dhe jam i bindur se shumë shpejt edhe vende të tjera të Organizatës do ta njohin, duke kontribuar për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore e më gjerë.
Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, rolin aktiv qe ajo luan si anëtare me të drejta të plota në të gjitha organizatat rajonale, si dhe procesin e pandalshëm të anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.
Kosova njihet nga 109 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara, dhe jam i bindur se shumë shpejt edhe vende të tjera të Organizatës do ta njohin, duke kontribuar për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore e më gjerë.”, theksoi Nishani.
Nishani ka siguruar se Shqipëria është e angazhuar në luftën ndaj terrorizmit, zgjidhjen e krizës së emigrantëve apo sfidave të tjera globale
“Vendi im do të vijojë me vendosmëri të jetë e angazhuar dhe kontribuojë edhe në nivel rajonal për të adresuar dhe dhënë përgjigje ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomenit të “luftëtarëve të huaj”, si dhe për promovimin e ideve dhe programeve, të cilat nxisin respektin dhe bashkëjetesën ndërfetare”, u shpreh presidenti shqiptar.