Nisin hetimet ndaj Vali Corleones – ngacmoi në vazhdimësi prindërit

Nisin hetimet ndaj Vali Corleones – ngacmoi në vazhdimësi prindërit

Një ditë pasi që Pricvalentino Corleone është arrestuar nga policia e Kosovës, pas denoncimit nga prindërit për ngacmim, prokuroria Themelore në Gjilan ka marrë vendim për zhvillim të hetimeve ndaj tij.

Gazeta Insajderi e ka siguruar vendimin e Prokurorisë, marrë me 6 mars.

Sipas këtij vendimi, ekziston dyshimi i bazuar se Corleone e ka kryer veprën penale Ngacmim.

“Pas shqyrtimit të të dhënave nga kallëzimi penal dhe shkresave që të njëjtit i janë bashkangjitur, vlerësoj se ndaj të pandehurit të lartshënuar, ka bazë të arsyeshme për fillimin hetimeve. Të dhënat dhe provat e ofruara nga parashtruesi i kallëzimit  penal, janë të mjaftueshme për të dyshuar me arsye se i pandehuri ka kryer veprën penale në fjalë”, thuhet në vendimin e prokurorisë.

Po ashtu, prokuroria ka kërkuar nga gjykata paraburgimin e Princvalentino Corleonesme mepropozim që atë ta mbajë në institucionin e kujdesit shëndetësor.

Kërkesën e saj, që Carleone të mbahet në institucion të kujdesit shëndetësor, prokuroria e ka bazuar në raportin mjekësor me prova se i pandehuri ka çrregullime psikike. /Insajderi.com