Nisin homazhet në nderim të artistit Rasim Thaçi – Cima

Nisin homazhet në nderim të artistit Rasim Thaçi – Cima

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, kanë nisur homazhet për të nderuar artistin tashmë të ndjerë Rasim Thaçi-Cima, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga COVID-19, përcjell Insajderi.

Homazhe pritet të bëjnë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ndërsa, varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.

Këtë organizim e ka marrë përsipër Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Insajderi.com