
Me kërkesë dhe vendim të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot po protestohet në komunat me shumicë serbe si dhe në pikat kufitare me Serbinë.
Në Shtëpine Kulturës në Graçanicë po mbahet protesta kundër rritjes së taksës nga 10 në 100 për qind.
Ndërkohë në Rudarë raportohet se rreth 300ë serbë janë mbledhur për të protestuar, ndërsa deri tani protestuesit janë të qetë dhe nuk ka ndonjë incident. Ndërkaq, Policia e Kosovës ka ndaluar gazetarët të shkojnë në Rudarë për shkaqe të sigurisë.
Edhe në Veriun e Mitrovicës serbët po protestojnë kundër vendimit të qeverisë për rritjen taksës ndaj produkteve serbe në 100 për qind.
Përfaqësuesit e komunave veriore të banuara me shumicë serbe janë mbledhur sot duke formuar një shtab të krizës në lidhje me zhvillimet e fundit, rritja e taksës prej 100 përqind dhe arrestimet e katër personave që kanë ndodhur sot.
Pas mbledhjes së këtij Shtabi thuhet se “Në mbledhjen e sotme të shtabit të krizës, të Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut pas vendosjes së rritjes së taksës për mallrat serbë që nxit krizë humanitare dhe rrezikon ekzistencën fizike të popullit kemi marrë këto vendime”.
Serbët po protestojnë edhe në Rudare, Zhupc, dhe në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak. / Insajderi.com