Nisma akuzon Mytaher Haskukën për punësime familjare në DKA

Nisma akuzon Mytaher Haskukën për punësime familjare në DKA

Nisma Socialdemokrate ka publikuar disa dokumente, ku ka akuzuar Komunën e Prizrenit, të udhëhequr nga kryetar Mytaher Haskuka, për punësime familjare në Drejtorinë Komunale të Arsimit, njofton Insajderi.

Në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të Nismës, thuhet së pjesën më të madhe të komisioneve të konkurseve për mësimdhënës në DKA-në e Prizrenit, kryetar i komisioneve është emëruar drejtori i shkollës së Krajkut “Mit’hat Frashëri”, Hemë Çoçaj, ndërsa bashkëshortja e tij Shqipe Shatri është emëruar kryetare e komisionit të ankesave dhe parashtresave në të njëjtat konkurse, e cila është sekretare e shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj.

Pra, Hemë Çoçaj dhe Shqipe Shatri janë çifti nga Prizreni të cilët po mbajnë dy pozitat kryesore në Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) në këtë komunë.

Ndonëse, sipas ligjit 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, thotë se dy anëtarë të së njëjtës familje nuk mund të punojnë në të njëjtin vend.

“Ligji 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik i cili precizon saktë se nuk mund të emërohen në funksione publike dy anëtarë të së njëjtës familje, në organe që kanë objekt shqyrtimi lëndë të njëri-tjetrit.Nuk është parë ndonjëherë deri më sot që bashkëshorti të emërohet kryetar i komisionit në konkurse, ndërsa bashkëshortja e tij të emërohet për të njëjtat konkurse kryetare e komisionit të ankesave. Këto emërime janë në shkelje të plotë ligjore 06\L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, thotë Ligji.

Por, çifti nga Prizren mbajnë edhe nga një punë të dytë, Hemë Çoçaj është drejtor në shkollën “Mit’hat Frashëri”, ndërsa bashkëshortja e tij është sekretare e shkollës “Zenun Çoçaj”.

Lidhur me rastin, Nisma ka publikuar edhe dokumente, si dhe ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë për të zbardhur këto raste./Insajderi.com

Skandal në DKA/Burri kryetar i komisionit në konkurse, bashkëshortja kryetare e komisionit të ankesave

Në…

Posted by NISMA Socialdemokrate – DEGA Prizren on Friday, March 5, 2021