NISMA dhe AKR me grup të përbashkët parlamentar, shef Endrit Shala

NISMA dhe AKR me grup të përbashkët parlamentar, shef Endrit Shala

Aleanca Kosova e Re me në krye Behgjet Pacollin do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me grup të përbashkët parlamentar me Nismën Socialdemokrate, shef i së cilës është Fatmir Limaj, njofton Insajderi.

Kjo u bë e ditur nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, që në fillim të seancës së sotme plenare.

Osmani njoftoi se AKR dhe Nisma kanë vendosur dje që të formojnë grupin e përbashkët parlamentar, ndërsa kryetar i tij do të jetë Endrit Shala.

“Ju njoftoj se në bazë të nenit 20 të rregullores së Kuvendit, më 19 tetor është formuar grupi parlamentar Nisma-AKR, me 6 deputetë”, tha Osmani. /Insajderi.com