NISMA: Është koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët dhe lloji i tij

NISMA: Është koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët dhe lloji i tij

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Skender Reçica, njëherësh edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se është koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët dhe lloji i tij, ata që ideuan, planifikuan dhe bënë gjenocid në Kosovë, transmeton Insajderi.

Reçica duke iu përgjigjur akuzave të Ivica Daçiqit për kreun e Nismës, ka thënë se Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në Evropë gjysmë shekulli pas nazistëve, por doli i pastër si loti, ashtu siç ishte vetë lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postmi i plotë i Reçicës:

Në këto kohët kur gjuajta e shtrigave ka trimëruar vetë ato, ne duhet t’ua themi me zë dhe t’iu kundërvihemi duke nxjerrë fakte.

Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në europë gjysmë shekulli pas nazistëve, por doli i pastër si loti, ashtu siç ishte vetë lufta e UÇK-së.

Është koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët dhe lloji i tij, ata që ideuan, planifikuan dhe bënë gjenocid në Kosovë. Ky është vetëm fillimi, Kosova kurrë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, derisa kryesit e gjenocidit nuk marrin dënimin e merituar! /Insajderi.com