NISMA: E panevojshme bastisja e shtëpisë së Krasniqit

NISMA: E panevojshme bastisja e shtëpisë së Krasniqit

Nisma Socialdemokrate e ka konsideruar të panevojshme bastisjen e sotme të EULEX-it në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, përmes një konferencë për media, u bëri thirrje institucioneve të vendit që të jenë të gatshme për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Sherifi foli edhe për kontributin e Krasniqit si pjesë e luftës çlirimtare, njofton Insajderi.

“Bastisja është duke u bërë nga Dhomat e Prokurorisë së Specializuar. Kjo që kemi parë sot ka qenë e panevojshme. Jakup Krasniqi gjithë jetën e tij ia ka kushtuar drejtësisë. Këto skena që po i shohim janë të panevojshme dhe traumatike. Ne jemi të bindur se askush dhe asgjë nuk mund të njollosë jetën e zotëri Krasniqit, pasi lufta e UÇK ka qenë akti më i lartë i Kosovës”, tha ai në një konferencë për media. /Insajderi.com