
Nisma Socialdemokrate e ka bërë publik sloganin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Slogani “Me çlirimtarët” është bërë publik gjatë një paraqitje në emisionin Debat Plus, të kreut të Nisma-së Fatmir Limaj.
Limaj i ftua në Debat Plus ka thënë se fokusi dhe programi i tij lidhet me planin se si të ndihmohen çlirimtarët që aktualisht po akuzohen në Gjykatën Speciale në Hagë./Insajderi.com