Nisma për Kosovën ka harruar shpejt largimet e udhëheqësve të degës së saj në Drenas, Ferizaj apo Viti derisa tani ka bërë të ditur se do ta mbajë kuvendin zgjedhor në Gjermani.

NISMA përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Kuvendi zgjedhor do të mbahet të shtunën më 7 maj.
“NISMA për Kosovën në Evropë aktivitetin e saj politik e ka shtrirë edhe në 7-shtet të Evropës, mbase edhe do të jetë zëri dhe koncepti i saj politik ,do të fuqizohet edhe në shtetet tjera”, thuhet në njoftim.
Në këtë Kuvend do të jenë prezent edhe strukturat e Kryesisë së NISMËS nga Kosova, delegat dhe shumë mysafirë të tjerë, njofton Insajderi.
“Koordinatori i Nismës për Evropë z Kadri Gërvalla i përgëzoi të gjithë aktivistët e Nismës, që për një kohë shumë të shkurtër arritën të organizohet, e të fuqizohet, madje edhe t’i shtrij rrënjët e saj si subjekt i ri politikë edhe në mesin e adhuruesve mërgimtar”, shkruan zyra për informim e Nismas për Kosovën./Insajderi.com