NISMA: Haxhi Shala u largua sepse dëshironte me çdo kusht të jetë ministër

Haxhi Shala është larguar nga Nisma Socialdemokrate për të kaluar në AAK, kështu grupi parlamentar i Nismas është shuar.

NISMA: Haxhi Shala u largua sepse dëshironte me çdo kusht të jetë ministër

Anëtari i Kryesisë së Nismas Socialdemokrate, Enver Hoti ka thënë se arsyeja pse Haxhiu Shala u largua nga Nisma ishte fakti se deshti të jetë ministër në Qeverinë Hoti.

“Haxhi Shala e ka mashtruar pak vetveten, sepse ai ka qenë një figurë e respektuar në Nisma. Ka qenë në pozicion mjaft solid – shef i Grupit Parlamentar dhe deputet në të gjitha mandatet. Ai e ka përzgjedhur rrugën e vet që unë do ta vlerësoja si të gabuar, të nxituar, të paarsyeshme – dhe një rrugë të mashtruar”, ka thënë Hoti

Ai ka treguar se pse Nisma Socialdemokrate nuk pranoi që Haxhi Shala të jetë ministër.

“Ne kemi një grup parlamentar që është ky që është. Kemi pasë një grup të deputetëve dhe kemi menduar që deputetët e Nismës pakësohen numerikisht brenda funksionimit të grupit parlamentar”, ka thënë Hoti për Klan Kosova.

Në intervistë ai tha se Shala kishte ngritur dilema për demokracinë brenda Nismas Socialdemokrate. /Insajderi.com/