NISMA mbështet kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ushtrinë

NISMA mbështet kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ushtrinë

Nisma Socialdemokrate ka mbështetur kërkesën e Qeverisë së Kosovës, që Kuvendi të mbajë sot (e martë) seancën e jashtëzakonshme për lejimin e Ushtrisë së Kosovës që të përfshihet në misione paqeruajtëse nëpër botë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur deputeti nga radhët e kësaj partie, Endrit Shala.

Sipas tij, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, asgjë nuk do ia shtonte më shumë krenarinë, se sa t’i shohësh vajzat e djemtë e ushtrisë duke shërbyer krahas ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të siguruar paqe e liri kudo në botë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që seancën e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë vit, ta nisim me një lajm të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, e sidomos për ushtarakët që shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës”.

“Për ne NISMA Socialdemokrate dhe besojmë për secilin që e don këtë vend, ushtria jonë është krenaria më e madhe që e kemi ndërtuar bashkë”, ka shkruar ndër të tjera Shala në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

Jam jashtëzakonisht i lumtur që seancën e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë vit, ta nisim…

Posted by Endrit Shala on Tuesday, January 5, 2021