Nisma për Tribunalin për krimet serbe – Veseli takohet me ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së

Nisma për Tribunalin për krimet serbe – Veseli takohet me ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret sot në një takim të veçantë ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca.

Ky takim zhvillohet pikërisht në kohën kur në Kosovë po diskutohet iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ngritjen e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ndihmës sekretari gjeneral i OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca do të ketë takim vetëm me kryeparlamentarin Veseli nga liderët shtetërorë.