Nisma përkrah kryeministrin Haradinaj për taksën 100 përqind

Nisma përkrah kryeministrin Haradinaj për taksën 100 përqind

Kryetari i grupit parlamentar të Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi ka komentuar propozimin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli për pezullim të taksës për produktet serbe e boshnjake, duke thënë se kjo do ta kthente Qeverinë e Kosovës një hap prapa.

Përmes Facebook-ut, Sherifi ka deklaruar se heqja e taksës do të inkurajojë Serbinë të vazhdojë agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën.

“Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës mbi bazë të propozimit gjithëpërfshirës të Martti Ahtisaarit, Kosova, përballë agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, ka ndejkur rrugën e lëshimit pe, rrugën e ikjes nga ballafaqimi, duke mos i mbrojtur interesat e saj ashtu siç do t’i mbronte çdo shtet tjetër i pavarur dhe Sovran”, ka shkruar ai.

Tutje, Sherifi shkroi se heqja e taksës qon në kthim në rrugën e vjetër, në rrugën e konçesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë, rrugë e cila është dëshmuar si e gabuar!

“Ndjekja e rrugës së vjetër sjellë rezultatin e njetë. Madje, ajo rrugë vetëm sa do ta trimërojë Serbinë të vazhdojë me intenzitet të shtuar agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën!

Nëse do të më duhej të zgjidhja mes qortimit nga SHBA-të për shkak të mos heqjes së Taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, apo nënshtrimit ndaj Serbisë duke hequr taksën pa u hequr arsyet që kanë çuar në vënien e saj, pa u menduar fare do të zgjidhja të parën”, përfundoi ai.

Shefi i PDK’së, kryeparlamentari Kadri Veseli tha dje pas takimit me ambasadorin amerikan që taksa prej 100 për qind duhet të pezullohet për 100 ditë.