NISMA Socialdemokrate ka dëuar sulmin fizik që iu bë sot, e martë, gazetarit kosovar, Valon Syla, njofton Insajderi.
Përmes një reagimi në Facebook, nga ky subjekt politik u kanë bërë thirrje organeve kompetente që t’i ndërmarrin masat e nevojshme lidhur me rastin.
Sipas tyre, veprime të tilla janë kërcënim dhe sulm ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë.
“Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shqetësuese, të pa tolerueshme dhe kjo nuk mund cilësohet ndryshe përpos si kërcënim dhe sulm ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë”, thuhet në reagimin e NISMA-s.
Në një video e cila po qarkullon në rrjete sociale, gazetari Syla shihet duke u grushtuar nga një person i panjohur.
Rastin e kanë konfirmuar për Insajderi edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes./Insajderi.com