NISMA Socialdemokrate mbështet marrëveshjen e sotshme

NISMA Socialdemokrate mbështet marrëveshjen e sotshme

Marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e ka mbështetur edhe NISMA Socialdemokrate, njofton Insajderi.

Në komunikatën zyrtare të NISM-së, thuhet që ky subjekt “Marrëveshja për Normalizim Ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë̈ që parasheh investime miliardësh në shumë fusha është̈ e mirëpritur për Kosovën. Investimet në infrastrukturë hekurudhore, rrugore, në rrjetin e gazsjellësit etj. do t’i japin shtytje të madhe ekonomisë̈ së vendit tonë”.

Tutje në komunikatën e NISMA-së theksohet si fakt i rëndësishëm edhe njohja e Kosovës shtet nga ana e Izraelit.

“Gjithashtu, pas kaq viteve të ngecjeve në procesin e njohjeve, njoftimi nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump që Izraeli dhe Kosova do ta njohin njëra tjetrën reciprokisht, është mese e mirëseardhur. Njohja nga Izraeli është̈ dëshmi për përkushtimin e madh dhe të vazhdueshëm të SHBA-ve në procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës nga shtetet tjera”./Insajderi.com