
Ani pse është ministër në detyrë, Endrit Shala, ka nënshkruar një vendim për themelimin e inkubatorit në komunën e Skenderajt, shkruan Insajderi.
Ai përmes Facebook ka shkruar se ky inkubator do t’iu shërbejë bizneseve që të kenë kushte sa më të mira të operimit dhe të jenë konkurruese.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar mundësi për bizneset në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke ndërtuar inkubator, dhe zona ekonomike”, ka thënë Shala.
Ai ka njoftuar se inkubatori në Komunë të Skenderajt do të ketë sipërfaqe mbi 9 mijë metra katror dhe sipas tij, është mundësi e mirë për zhvillimin e afarizmit./Insajderi/