Nisma: Të ndërpritet presioni i PDK-së ndaj kryetarit të KKZ-së

Nisma: Të ndërpritet presioni i PDK-së ndaj kryetarit të KKZ-së

Dega e Nismës për Kosovën në Malishevë ka reaguar, duke thënë se po i bëhet presion kryetarit të KKZ-së. Ky presion, sipas tyre, po vjen nga PDK-ja.

“Nisma për Kosovën, dega në Malishevë kërkon që të ndërpritet presioni ndaj kryetarit të KKZ-së nga PDK-ja, e cila ka për qëllim të shkaktojë incidente në qendrën e votimit në fshatin Banjë”, thuhet në reagim.

“I bëjmë thirrje kryetarit të KKZ-së, të mos i nënshtrohet presionit të askujt, pasi mban përgjegjësi për veprimet e tij”, thuhet më tej aty.

Për më tepër, edhe komuna e Malishevës mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve për balotazh, ku në garë janë kandidati i Nismës për Kosovën dhe ai i PDK-së./Insajdeir.com