Nitaj pyet nëse dikush nga Gjykata Speciale është përfshirë në skandalin e dosjeve

Nitaj pyet nëse dikush nga Gjykata Speciale është përfshirë në skandalin e dosjeve

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka shtruar një pyetje në të cilën thotë nëse dikush nga Prokuroria Speciale është përfshirë në skandalin e dosjeve.

Nitaj e ka quajtur “të pajustifikueshme” aksionin  e EULEX-it në Zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.

“E pajustifikueshme, bile bile edhe poshtëruese mënyra se si është kryer operacioni policor ne zyrat e OVL te UCK! Ka mundur të kishte qenë shumë më civil”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Me urdhërarrest të Dhomave të Specializuara, të premten e 25 shtatorit janë arrestuar dy krerët e OVL së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. /Insajderi.com