Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se si parti e kanë të qartë se nuk mund të dalin fituese në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit dhe të udhëheqin me ekzekutivin, transmeton Insajderi.
Andaj, Nitaj është shprehur se duke qenë të vetëdijshëm se nuk do t’u takojë krijimi i qeverisë, kanë prezantuar kandidatin e tyre për president, liderin e partisë, Ramush Haradinaj.
“Ne e kishim pasur fare të lehtë që të kishim një kandidat për kryeministër, por e kemi kuptuar dhe nuk e kemi fare problem të themi se ne e dimë që nuk do të jemi të parët në këto zgjedhje dhe e dijmë që e drejta për krijimin e qeverisë nuk do të na takojë neve dhe në këtë rast kur gjithçka varet nga presidenti…dhe ne besojmë se aktualisht kandidatura e Haradinajt është më e mira e mundshme”, tha Nitaj në Pressing.
“Ky është momenti më i përshtatshëm dhe më i duhuri që ai të jetë në zyrën e presidencës dhe të jetë president i vendit’, shtoi ai./Insajderi.com