Një botëror pa Italinë, por me Kroacinë e Anglinë që heshtur kërkojnë lavdi

Shkruan: Arben Berisha

Një botëror pa Italinë, por me Kroacinë e Anglinë që heshtur kërkojnë lavdi

Brazili, Argjentina, Italia, Gjermania, Franca … kjo pak a shumё do tё ishte renditja standarde e reprezentacioneve favorite pёr ta fituar Kupёn e Botёs çdo herё dhe nё secilёn kohё. Historikisht ka qenё kёshtu dhe kjo pothuajse ёshtё shndёrruar nё njё klishe.

Por, pas mё shumё se 50 vjetёve, kёtё renditje e rrёnoi kampioni i katёrfishtё i botёs – Italia, me moskualifikimin historik.

Edhe nё evropian edhe nё botёror, kurdo qё Italia edhe mezi ёshtё kualifikuar, parashikimet kanё qenё se pikёrisht atёherё italianёt janё mё tё rrezikshёm dhe se nё fund edhe mund ta fitojnё krejt turnamentin. Kjo nuk ёshtё se nuk ka ndodhur pikёrisht kёshtu, por kёtё herё nga ky mendim do tё jemi tё gjithё tё privuar, me vet meritёn e italianёve. Italia edhe kur luan dobët, di tё fitojё, por nё dy vitet e fundit nuk e kishte as peshёn e as respektin qё rёndom ajo vet e impononte kudo ku luante, madje vetёm me prezencёn e saj. T

ё kuptohemi, Italia nuk ёshtё se ishte shumё larg kualifikimit, sepse vetёm nё play-off nuk arriti ta kalonte Suedinё, pra vetёm njё hap larg, por ja qё kaq i hollё ёshtё peri edhe nё futboll nё mes tё njё arritjeje tё madhe dhe njё dёshtimi epik. E kaluar, tashmё e harruar dhe njё leksion i madh pёr axurёt dhe pёr kёdo qё guxon ta zhgёnjejё njё komb tё tёrё.

Rimёkёmbja nuk mund tё nisё mё mirё se me Roberto Mancinin tash me botёkuptimet e tij tё futbollit mё shumё se Italian. E sigurt ёshtё se pa Italinё botёrori do tё jetё shumё mё i varfёr, mё monoton (pavarёsisht monotonisё sё shpeshtё tё tyre nё lojё) dhe absolutisht mё pak cilёsor. Por kush kёtё herё mund tё pёrfitojё nga mungesa e Italisё pёr t’u futur nё atё renditjen e fjalisё sё parё tё kёtij teksti? Nёse Italianёt nё dy vitet e fundit kishin gjeneratёn mё tё dobёt (sipas shumёkujt) nё pothuajse pesё dekada, kroatёt njёzet vjet pas debutimit tё bronztё nё “Franca 98”, kanё pёrfaqёsuesen mё tё mirё nё histori tё vet si reprezentacion.

Me superyjet botёrore, qё nё kёto 5-6 vitet e fundit e kanё fituar Ligёn e Kampionёve mё shumё se njё herё, Europa Ligёn e shumё tituj nacionalё gjithandej, kanё prekur kulmin nё nivel klubesh, por nё nivelin reprezentativ ende ka dicka pёr t’u pёrmbushur.

Nёse EURO 2016 ishte njё shans i madh i humbur i kroatёve, kryesisht nё saje tё mungesёs sё vendosjes sё autoritetit nga ish-selektori Çaçiq, nё botёror kroatёt, tё vetёdijshёm edhe vet pёr kёtё, kanё shansin e fundit jetёsor mbase (si gjeneratё) qё tё ecin mё lart se Boban, Prosinecki, Suker, & Co kёtu e njёzet vjet mё parё.Faktori demotivues (Çaçiq) mungon. Tash me Zlatko Daliq, qё qysh nё fillim tё emёrimit si selektor ua kishte hequr krenarinё e tepruar dhe pёrkёdheljen e egos futbollistёve tё tij, motivi dhe motivimi ёshtё pakrahasismisht mё i lartё.

Larg nga kualiteti i kroatёve, qёndrojnё anglezёt qё me selektor tё ri, por tepёr autoritativ, kanё arritur qё nё mёnyrё aq tё natyrshme ta kalojnё tranzicionin e gjeneratave, saqё kjo pothuajse as qё ёshtё vёrejtur.

Te tre luanёt ka emra qё mund tё tingёllojnё si anonimё, por ata janё mё tё mirёt nё pozitat e tyre si anglezё nё ligёn e tyre, meqё ata mё sё paku luajnё nё liga tё tjera qё tё kenё konkurrencё mё tё madhe pёr çdo pozitё.

Por pёr dallim nga kroatёt qё kanё njё gjeneratё tё shkёkqyeshme sikurse atё tё 98-tёs, anglezёt janё larg emrave krahasuar me gjeneratёn e tyre mё tё mirё qё patёn nё 20 vjetёt e fundit me Beckham, Scholes, Gerrard, Lampard, Owen e tё tjerё. Por kёtu pikёrisht mund tё jetё formula e suksesit. Njё ekip me shumё pak yje tё mёdhenj tё klasit botёror, por me kompaktёsi tё madhe dhe me dёshirё qё ta tregojё veten. Tek e fundit futbolli ёshtё sport kolektiv dhe Anglisё kjo nuk i mungon, prandaj Southgate nё Rusi s’ka kё ta pёrkёdhel pёr tё mos e lёnduar, sepse ai vet mё shumё se secili futbollist i tij ka arritur mё shumё nё fushё dhe ai e di se pa çfarё rezultati nuk mund tё mbetet rehat nё karrigen e nxehtё