Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku mbet i vdekur një person

Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku mbet i vdekur një person

Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku mbet i vdekur një person

Policia e Kosovës ka thënë detaje në lidhje me aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Grabanicë të Klinës, njofton Insajderi.

Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person dhe janë lënduar tri femra thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas PK-së aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të makinës, i cili nuk i është përshtatur kushteve të rrugës, ku më pas ka goditur veturën tjetër të drejtuar nga një femër.

“AKSEDENT TRAFIKU ME FATALITET Fsh.Grabanicë, Klinë, 19.04.2021-21:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos ju përshtat kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka godit një veturë po ashtu me targa vendore që e drejtonte një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit në vendngjarje vdes i dyshuari ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tri femra kosovare. Në vendngjarje ka dal njësitet përkatëse dhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me aksidentin në Klinë, Gazeta Online Insajderi ka kontaktuar mbrëmë me zëdhënësin e policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova,  i cili ka thënë  se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. /Insajderi.com