Një 20-vjeçare pëson djegie në fytyrë, kokë e qafë nga shpërthimi në Ferizaj

Një 20-vjeçare pëson djegie në fytyrë, kokë e qafë nga shpërthimi në Ferizaj

Një 20-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda nga shpërthimi i bombolës së gazit sot në një lokal në Ferizaj, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, në një konferencë për media, ku tutje ka njoftuar se pacientja ka pësuar djegie të fytyrës, kokës dhe qafës dhe e njëjta është dërguar në klinikën e Ortopedisë.

Po ashtu, ai ka treguar se tre pacientë janë në kujdesin intensive.

“Në Klinikën Emergjente kemi 15 të lënduar. Tre janë në kujdesin intensiv.  Një e moshës 20 vjeçare si pasojë e djegies së fytyrës dhe kokës dhe qafës  dërgohet në klinikën e ortopedisë. Ndërsa 10 qëndrojnë në klinikën emergjente”, ka thënë tutje Lenjani. /Insajderi.com