Një 33 vjeçare vdes në Fushë Kosovë, policia e cilëson ‘vdekje të dhunshme’

Një 33 vjeçare vdes në Fushë Kosovë, policia e cilëson ‘vdekje të dhunshme’

Një vajzë 33 vjeçare është gjetur e vdekur sot në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili raporton se kjo vdekje cilësohet e dyshimtë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci./Insajderi.com